2 Tetor, 2018

1 tetori – Dita ndërkombëtare e personave të moshuar

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe këtë vit kyqet në shënimin e 1 tetorit – Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar. Kjo ditë është e shënuar nga ana e Kuvendit gjeneral të Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor të vitit 1990.

Të dhënat oficiale flasin se diku rreth 700 milion njerëz janë në moshë mbi 60 vjet. Deri në vitin 2050, 2 miljard njerëz , mbi 20% e popullatës së botës, do të jenë në moshë mbi 60 vjet ose dhe më të vjetër. Duke e pasë këtë parasysh, është e qartë se duhet të zmadhohet përkushtimi ndaj nevojave të veçanta dhe sfidave me të cilat ballafaqohen të moshuarit. Megjithëatë, po aq i rëndësishëm është edhe kontributi të cilin e japin këta persona e që ndihmon në funkcionimin më të mirë të shoqërisë, përderisa të njejtin e japin nën suaza të caktuara.  Në këtë drejtim, në qendër të të gjitha përpjekjeve qëndrojnë të drejtat e njeriut.

Këtë vit Kombet e Bashkuara, Ditën ndërkombëtare të personave të moshuar e shënon me festimin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut dhe riafirmon angazhimin e saj për promovimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha të drejtave fundamentale të personave të moshuar.

Pothuajse 40 vite nga miratimi i deklaratës, çështjet për të drejtat e personave të moshuar në kuadër të të drejtave të njeriut janë përfshirë në formulimin e parimeve për personat e moshuar të Kombeve të Bashkuara në vitin 1991, të cilat kanë siguruar udhëzime në fushat e pavarsisë, pjesëmarrjes, kujdesit, vetërealizimit dhe dinjitetit. Një dekadë më vonë, Plani Ndërkombëtar i Madridit për veprim për të moshuarit i miratuar me 2002, mundësoi që qeveritë për herë të  parë të bijnë dakord për ta lidhur çështjen e të moshuarve në kuadër të të drejtave të tjera për zhvillim social dhe ekonomik. Ndërvarësia mes integrimit shoqëror të personave të moshuar dhe gëzimi i të drejtave të tyre njerëzore nuk mund të injorohet, pasi që shkalla në të cilën të moshuarit integrohen në shoqëri ndikon thellë në dinjitetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Tema e shënimit të kësaj dite ka për qëllim:

Promovimin e të drejtave të personave të moshuar të garantuar me Deklaratën;

Ngritja e qasjes ndaj personave të moshuar si pjesëmarrës në jetën shoqërore dhe kontribues në përmirësimin e të drejtave të njeriut në shumë sfera e jo vetëm ato që i tangojnë;

Ndikim  në përmirësimin dhe sfidat në sigurimin e respektimit të plotë të të drejtave njerëzore të të moshuarve; dhe

Përfshirje e publikut të gjerë në botë dhe mobilizim i nejrëzve për implementimin e të drejtave të njeriut në çdo fazë të jetës.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si anëtar i Trupit koordinativ kombëtar për përcjellje dhe evaluim të implementimit të Strategjisë kombëtare për persona të moshaur, e cila është punuar në pajtim me Planin Ndërkombëtar të Madridit për veprim për të moshuarit, në mënyrë aktive është përfshirë dhe vazhdon të japë kontributin në përpjekjet të cilat i ndërmarrin instuticionet përkatëse për realizimin e të drejtave të të moshuarve, kujdesit dhe mbrojtjes së tyre.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të  personave të moshuar, përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq do të organizohen punëtori edukative në tema që janë me interes për qytetarët e moshuar, aktivitetete të tjera kreative, rekreative lidhur me mbështjetjen dhe kujdesin ndaj personave të moshuar. 

Me 1 tetor të vitit 2018 në Qendrën ditore për persona të moshura të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit do të mbajë një punëtori edukative me anëtarët e qendrës, punëtoria është pjesë e ciklit të punëtorive edukative që mbahen në 15 qytete të vendit me qëllim të nxiten të moshaurit që ti zhvillojnë aftësitë e tyre, të marrin njohuri të reja dhe ta gjejnë motivimin për të luftuar kundër izolimit shoqëror, të marrin pjesë në manifestime kulturore, politike dhe sociale në komunitetet e tyre, dhe të angazhohen në gjetjen e zgjidhjeve relevante për përmirësimin e kualitetit të tyre jetësoe. Punëtoritë realizohen në kuadër të Projektit regjional “Ndërmarrja e veprimit për përfshirje sociale të personave të moshuar” të cilin Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e implementon që tre vite me rradhë në partneritet me shoqatën Humanost. Projekti financohet nga Unioni Evropian, me mbështetje të Kryqit të kuq Austriak dhe Agjencionit Austriak për zhvillim.

< kthehu mbrapa