Shtator 24, 2018

10 vjet bashkëpunimi mes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe Ambasadës Amerikane në Shkup, 10 vjet në shërbim të njerëzimit

Gjatë dhjetë viteve të fundit, me iniciativën e përbashkët të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, u kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje grupeve më të prekshme, kemi kontribuar në zvogëlimin e nevojave të popullsisë në nevojë, dhe përmes akcioneve të dhurimit të gjakut u bëme të njohur në komunitet si një shembull pozitiv për përgjegjësi individuale dhe sociale. Dhurimi tradicional i gjakut dhe akcioni për mbledhje të ushqimit u bënë pika referimi të njohura në qytetin tonë, një ngjarje që ndiqet në mënyrë masive nga shumë prej miqëve tanë, bashkëpunëtorë, përkrahës, donatorë dhe natyrisht dhuruesit e gjakut. Një ngjarje që ndër vite motivon, inkurajon dhe forcon partneritetin midis Kryqit të kuq dhe Ambasadës Amerikane në më shumë nivele. 

Fillimet e këtij bashkëpunimi datojnë në vitin 2009, dhe lidhen me Ditën kombëtare të shërbimit të SHBA-ve dhe kujtimit të viktimave të 11 shtatorit. Nëpërmjet dhurimit të gjakut dhe të akcioneve për mbledhjen e ushqimit, në këtë ditë u përforëcuan simbolet e njohura të njerëzimit, solidaritetit dhe unitetit midis popujve nga momentet kur ne kemi më së shumti nevojë për njëri-tjetrin.

Gjatë këtyre 10 viteve, 2.202 njerëz dhuruan gjak dhe kështu demonstruan njerëzimin e tyre dhe kontribuan në komunitet. Ne kemi treguar se njerëzimi nuk njeh kufij, dhe dhurimi i gjakut është një akt i nxitur nga motive shumë altruiste. Kemi filluar me 87 donatorë në vitin 2009, 117 në vitin 2010, 120 në vitin 2011, 68 në vitin 2012, 186 në vitin 2013, 229 në vitin 2014, 304 në vitin 2015, 320 në vitin 2016, 378 në vitin 2017 dhe një rekord 393 në vitin 2018.

Sasia e mbledhur nga 12 ton ushqim dhe 250.000 denarë gjatë viteve të fundit, janë dhuruar nga partnerët dhe bashkëpunëtorët, duke përfshirë edhe shumë prej ambasadave të tjera në vend. Prej tyre u përgatitën dhe u shpërndanë 1.880 paqeta ushqimore, dhe u ndihmuan 7.520 persona nga kategori të ndryshme të prekshme drejtpërdrejt. Këndet amerikane në Shkup, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Strugë gjithashtu organizuan fushata grumbulluese për dy vitet e fundit.

Si një shembull pozitiv i ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet dhe individët është mbështetja ndaj I.S nga Kumanova, i cili vitin e kaluar kishte përjetuar një aksident trafiku, në të cilën, për fat të keq, duhej t’i prisnin gjurin e djathtë. Ai kishte nevojë për mbështetje nga komuniteti për ta kaluar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje për ta tejkaluar të njejtën. Fondet e mbledhura gjatë kohës së akcioneve tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit i realizon në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve, vitin e kaluar shkuan për Ivicën. Këto fonde ishin vetëm një pjesë e fondeve të nevojshme për stolin e këmbës së tij.

Një pjesë e mjeteve financiare të grumbulluara në vitin 2016 i’u ndanë Z. F. nga Shkupi, të cilës i’u ndihmua të ri-kyçet në rrjetin EVN, duke paguar borxhin e papaguar në kompani. Me këtë iniciativë, ne kemi lehtësuar jetën e përditshme në shtëpinë e saj.

Në vitin 2015, ne kemi zgjidhur një problem me të cilin familja Gurovski përballeshte një kohë të gjatë e që bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës nga shtëpia deri në rrugë, e cila krijonte problem për vajzën me aftësi të kufizuara, e që ishte një rast ku veprim duhet të ndëmerrnin institucionet (mjekësore, edukative ose social).

Akcioni çdo vit përfshinë rreth 30 vullnetarë nga Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit dhe Organizatat komunale të Kryqit të kuq, 20 persona nga Instituti për Mjekësi Transfuzionale dhe 10 profesionistë nga Kryqi i kuq.

Me rastin e jubileut, përvjetorit 10 vjeçar, Sekretarja e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit z. Suzana T.Paunovska, i dha një pllakë Ambasadës Amerikane për mbështetjen e deritanishme në aktivitetet shoqërore dhe humanitare të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. E njëjta i’u dorëzua edhe ambasadorit amerikan Jess Bailey.

< kthehu mbrapa