Korrik 12, 2018

“100% Kryqi i kuq” – Kamp veror për trajnim të vollonterëve të rrinj

Të rrinjtë e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 01-07 korrik 2017 në Velestovë, Ohër kanë organizuar trajnim për arritjen e njohurive dhe aftësive për organizimin e të rrinjëve në klubet e tyre, mbajtjen e mbledhjeve, formimin e aktiviteteve, transmetimin efektiv të informatave, njohje më të mirë të strukturës dhe aktiviteteve të shoqatës nacionale, ngritjen e iniciativave në nivel lokal dhe nacional, organizimin e të rrinjëve në klubet e tyre shkollore dhe punë të tjera të cilat janë me rëndësi të  madhe për klubet e të rrinjëve. 64 vollonterë të rinj nga 27 Klube të të rrinjëve kishin mundësinë t’i përforëcojnë kapacitetet e tyre dhe të klubeve të të rrinjëve për dhënien e kontributit më efektiv dhe efikas në  punën e Shoqatës nacionale. Përgjatë trajnimit përmes një sërë punëtorish janë punuar modele të veprimit përmes shkollave fillore dhe cdo ditë janë mbajtur prezentime për shkëmbim të përvojave në punën e cdo klubi. Pas përfundimit të kampit pjesëmarrësve u janë dhënë udhëzime dhe përgjegjësi për të punuar në periudhë prej shtator-dhjetor të vitit 2018.

< kthehu mbrapa