Shtator 18, 2018

11-Shtator

I nderuar zotëri Xhejs Bejli ambasador i SHBA-ve në Maqedoni, i nderuar zotëri Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetë, ministra, përfaqësues të partive politike, të nderuar represent të bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë, bashkëpunëtorë, vullnetarë.

Zonja dhe zotëri,

Më lejoni që të Ju falenderoj në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për iniciativën e përbashkët, e cila këtë vit shënon jubileun 10 vjeçаr, kontinuitetin përmes të cilit po i thellojmë lidhjet tona, promovojmë dhe nxisim humanitet por edhe motivojmë shoqërinë. 

Vitet e kaluara, përmes sukseseve të përbashkëta, mbështetjes ndaj kategorive të prekshme, dhënies së ndihmës dhe kontributit tonë personal në zvogëlimin e vulnerabilitetit të popullsisë, u bëmë të njohur në shoqëri si shembull për përgjegjësi individuale dhe kolektive.

Akcioni i sotëm për dhurimin e gjakut, veç më është një shenjë e dukshme e bashkëpunimit tonë, themelet e të cilës gjenden në principet e humanitetit dhe solidaritetit të cilat për të dy shtetet paraqesin pjesë të vetëdijes individuale dhe kolektive. 

Shumë herë në të kaluarën e popullit amerikan dhe popujve tanë jemi ballafaquar me sfida të cilat kanë kërkuar aktivizëm pa dallim në baza religjioze, etnike dhe gjinore dhe pikërisht kjo na ka bërë me të bashkuar dhe na ka ngritur mbi vuajtjet njerëzore përmes zbutjes së tyre.

Të nderuar,

Lejoni që në manifestimin e sotëm, edhe një herë ta përkujtojmë 11 shtatorin, ngjarje që e ndryshoi perceptimin global të vuajtjes, por edhe të ndihmës dhe kohezionit kur ato janë më së shumti të nevojshme.

Nuk mundet dhe nuk guxojmë që aq shpejtë t’i harrojmë ngjarjet e historisë sonë, as asaj të afërme e as asaj të largët. Dhe jo qe ato të mbesin vetëm si kujtime në vetëdijën kolektive, por edhe që të na udhëzojnë dhe mësojnë, neve dhe gjeneratat e reja si të jemi të përgaditur për reagim adekuat, ndihmesë dhe mbështetje.

Ndjenja që i ndihmon dhe i jep mbështetje dikujt dhe je afër atyre të cilët kanë nevojë për ne, na bën të gjithëve njerëz më të mëdhenj.

Pikërisht personalitete të tillë, janë ata 1 809 dhurues të gjakut të cilët 10 vitet e fundit kanë dhuruar gjak në këto akcione, si reflektim i vlerave të larta etike, humanitare dhe morale. 

Aktorë të rëndësishëm dhe shembullorë në shoqëri janë individët, kompanitë, institucionet të cilët kanë dhuruar produkte ushqimore me të cilat u është dhënë ndihmë kategorive më të prekshme të shoqërisë.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vazhdon të sigurojë ndihmë humanitare relevante dhe në kohë, dhe jemi të obliguar dhe të përkushtuar që ta bëjmë atë edhe në të ardhmën.

Arritëm që ta mobilizojmë fuqinë humanitare që të ju ndihmojmë njerëzve me punën tonë, ndërtojmë histori dhe e përshtasim veprimtarinë tonë humanitare sfidave bashkëkohore.

Është e nevojshme që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe t’i përshtatemi botës e cila vazhdimisht dhe shumë shpejtë po ndryshon.

Aspiratat tona do të drejtohen kah zhvillimi i mëtutjeshëm i organizatës dhe promovimi i vlerave individuale dhe kolektive me theks në ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Jubileu 10 vjeçar ka shënuar ndërtimin e miqësive, kujdesit ndaj të tjerëve, humanitetin në vepër. Përgjatë viteve, kemi mësuar më shumë për njëri tjetrin, i kemi pranuar diferencat tona, kemi dhënë kontribut ndaj komunitetit, kemi ndërtuar temele të forta të cilat ndër vite i kemi përforëcuar.

Të nderuar bashkëpunëtorë, miq, më lejoni të apeloj deri tek të gjithë ju, që së bashku ta japim mesazhin se gjërat të cilat janë të dobishme për shoqërinë meritojnë kontinuitet. Kontinuitet nga i cili mësuam ne, Ju, mësuam për veten, për të tjerët, për një të nesërme më të mirë.

< kthehu mbrapa