22 Prill, 2019

U mbajt komemoracion për Dr. Millço Trajkov

Më 19 prill të vitit 2019, në ora 11:30 në Komunën e Velesit, u mbajt një komemoracion me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Millço Trajkov .

Në komemoracion morën pjesë kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Romel Velev, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq  të RM-së Dr. Sait Saiti, kryetari i Komunës së Velesit, z. Ace Kocevski, deputetë, familjarë të afërm, miq dhe kolegë.

Në komemoracion të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komunës së Velesit, z. Ace Kocevski, i cili foli për biografinë e tij dhe bashkëpunimin e tyre. Prof. Dr. Romel Velev theksoi se nuk fjalë me të cilat mund të ngushëllojmë më të dashurit, sidomos kur personi që u largua kishte 65 vjet, rrezatonte me elan, dhe nga ai pritej shumë më tepër. Kur flasim për Dr Millço Trajkovin,, flasim për vetë fillimet e tij në organizatën tonë, Millço donte të japë vullnetarizëm dhe të japë kontributin e tij modest. Emri yt përjetësisht do të shkruhet në organizatën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim aty ku u ndale ti. Ne jemi me të vërtetë një familje e madhe. Dhe ishte privilegj dhe kënaqësi që Millço ishte pjesë e familjes sonë, e cila do të mbetet më e varfër për një njeri të madh që na braktisi para kohe.

Gjithashtu në komemoracion të pranishmëve iu drejtua edhe Dr. Sait Saiti, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, edhe si mik personal. Ti ishe një njeri modest dhe as vetë nuk e dije se sa i madh ishe, më premtoje se do të bëjmë edhe shumë gjëra në Kryqin e kuq. Në jetë. Por më tradhtove, Millço im i dashur.

Ishe më i miri midis nesh dhe Zoti dëshiroi të të takonte. Të dashurit kurrë nuk vdesin, vetëm shpërngulen në qiell. Do të jetosh gjithmonë në ne. Koha nuk shëron dhimbjen, ajo vetëm na mëson të jetojmë me të. Miku im më i mirë u largua, atje në përjetësi, shkoi pa paralajmërim, pa lamtumirë, në heshtje dhe në mënyrë modeste siç ishte në gjithë jetën e tij. Për momentin nuk kam fuqi për të shprehur ndjenjat dhe emocionet si një fjalë e shkruar, për të shprehur vështirësinë dhe pikëllimin në shpirtin tim.

Faleminderit që na binde se mirësia tek njerëzit ekziston. Faleminderit që na tregove se njerëzit më të mëdhenj janë më të thjeshtë, faleminderit për gjithçka që na ke mësuar,  të falënderoj që më lejove të bëhem pjesë e jetës suaj.

O njeri i madh, është koha që edhe ti të pushosh pak..

Nuk më pëlqejnë lamtumirat, por unë duhet sot të të them ty lamtumirë. Më vjen keq që duhet të them, pusho në paqe, miku im i dashur!

Le të jetë lavdia e përjetshme për ty, theksoi Saiti.

< kthehu mbrapa