Maj 31, 2018

13 VJECARËT I SHPËTUAN JETËN NJË UDHËTARI NË AUTOBUS, PËRDERISA PO KTHEHESHIN NGA GARAT PËR NDIHMËN E PARË

Një udhëtar në një autobus të qytetit, të cilit sot i ishte keqësuar gjendja, ka pranuar ndihmën e parë nga disa fëmijë 13 vjecarë të cilët e kanë shpëtuar nga mbytja deri sa ka arritur Ndihma e shpejtë. Kjo ka ndodhur rreth orës 15.30 në autobusin me numër 57 i JSP Shkup, në bulevarin Kliment Ohridski te ndërtesa e mëparshme e APL “Nova Makedonija” në rrugën drejt Kapishtecit. Dy djem dhe një vajzë, të klasës së shtatë pranë shkollës fillore “Koco Racin” në Shkup, duke u kthyer nga garat për ndihmën e parë të Kryqit të kuq, kishin vënë re se njërit nga udhëtarët i cili kishte qenë ulur në afërsi të tyre i’u kishte përkeqësuar gjendja dhe se kishte filluar të dridhet.

“Menjëherë i thamë shoferit ta ndalë autobusin dhe dy udhëtarë të tjerë e ndihmuan që të dalë jashtë. Mirëpo, njeriu kur doli jashtë menjëherë ra në tokë dhe filloi që të dridhet dhe të ketë sëmbime të forta. Ne dolëm jashtë që ta ndihmojmë, ndërsa udhëtarët tjerë e lajmëruan ndihmën e shpejtë”, tha 13 vjecari Vedran Laurenic.

Shoku i tij Petar Todorovski tha se e kishin kthyer njeriun në gjendje anësore që të mos e përbijë gjuhën e tij, dhe i’a kishin hapur rrugët e frymëmarrjes ashtu sic kishin mësuar në ligjeratat për ndihmën e parë..

“Pasi shkoi ambulanca dhe të gjithë udhëtarët e tjerë filluan të brohorisin “bravo fëmijë”, ata e kuptuan se ushtrimet që i kishin mësuar për dhënien e ndihmës së parë, në fakt i kishin praktikuar në realitet”, tha Mila Kocevska.

“Njeriu filloi të ketë sëmbime të forta diku rreth tre-katër minuta, dhe pastaj u qetësua. Menjëherë nuk e vumë re se e kishte vrarë kokën kur ishte rrëzuar, mirëpo sapo e pamë që nga koka po i rridhte gjak, i vumë një fashë nga kutija për ndihmën e parë, të cilën sot na e dhanë në Kryqin e kuq, ku e fituam vendin e dytë në gara për ndihmën e parë. Në atë moment ai nuk mundeshte as të flasë. Pastaj erdhi ambulanca dhe e morrën njeriun”, tha Petari.

Shoqja e tyre Mila Kocevska tha se nga Ndihma e shpejtë u kishin kërkuar numra kontakti që në rast se do t’u duheshin të dhëna në lidhje me rastin, ndërsa që nga momenti kur ambulanca kishte shkuar dhe të tjerët udhëtarë kishin filluar të brohorisin “bravo fëmijë”, ata kishin kuptuar se atë që e kishin ushtruar për dhënie të ndihmës së parë, në fakt e kishin praktikuar në jetën reale.

Nga Shërbimi për ndihmën e shpejtë mjekësore e konfirmuan se sot në orën 15:33 kishin marrë thirrje se një burrit i ishte përkeqësuar gjendja në afërsi të Universitetit të Evropës.

“Ekipi ynë ka intervenuar në një afat shumë të shkurtë kohor. Njeriu kishte qenë i disorientuar, mirëpo në vehte. Fëmijët në mënyrë të drejtë i kishin ofruar ndihmën e pare, ndërsa gjendja e pacientit kishte qenë serioze dhe i njejti menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit”, tha Milica Bubalo, udhëheqësja e Shërbimit për ndihmën e shpejtë mjekësore.

< kthehu mbrapa