14 Tetor, 2019

Fushata për Javën e luftës kundër urisë, 16-22 tetor

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Javës së luftës kundër urisë organizon një fushatë nën moton “Mendoni edhe për ne”. Me këtë fushatë, si dhe me shumë aktivitete të tjera humanitare, Kryqi i Kuq i RMV-së kontribuon në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra në vend për të zvogëluar varfërinë dhe përjashtimin social të qytetarëve, si një nga qëllimet kryesore të Strategjisë, dokument që pasqyron qëllimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të barazuar shkallën e përfshirjes dhe mirëqenies në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në kuadër të Fushatës po organizohen aksione humanitare për sigurimin e donacioneve në mjete financiare dhe ushqim në bashkëpunim me odat ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim dhe mbështetje të kompanive, me institucionet arsimore-edukative, shoqatat e qytetarëve, dhe qytetarët. Këto aktivitete do të zbatohen gjatë Javës nga 16 deri më 22 tetor të vitit 2019 përmes organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.      

Donacionet mund të paguhen në llogari të Fondit të Solidaritetit të Kuq Kryqit të RMV-së 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale Shkup, si dhe 100 denarë përmes numrave të telefonit celular: 070/075/077 143 400 

Fondet e dhuruara nga aksionet humanitare do të përdoren për të siguruar ushqim për të ndihmuar grupet e prekshme të komuniteteve në vend.

< kthehu mbrapa