Shkurt 18, 2019

156 vjet nga formimi i KNKK-së

Sot mbushen 156 vjet nga formimi i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq. KNKK është organizata më e vjetër aktive humanitare në botë, e cila vepron gjithkund, e veçanërisht në vendet që kanë nevojë për ndihmë gjatë kohës së një lufte ose një konflikti të armatosur. Komiteti ndërkombëtar është formuar më 17 shkurt të vitit 1863. Themeluesit e tij janë filantropi Anri Dinan, juristi Gustav Moanie, mjekët Lui Apia dhe Teodor Monoar dhe gjenerali Gijom-Anri Difur. Kryqi i kuq i atëhershëm është formuar si organizatë ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për të plagosurit në nivelin global. Sot KNKK-ja është një institucion humanitar neutral dhe i paanshëm, një promotor i së drejtës ndërkombëtar dhe një kujdestar i Konventave të Gjenevës së vitit 1949 dhe i Protokolleve Shtesë të vitit 1977 dhe 2005.

< kthehu mbrapa