Prill 8, 2019

70 vjet nga themelimi i NATO-s

Dita e NATO-s është një ngjarje që tradicionalisht festohet në të gjitha shtetet anëtare të Aleancës, si dhe në vendet – partnere. Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes më 08.04.2019 organizoi një aksion për dhurimin e gjakut.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti, i cili para së gjithash falënderoi Armatën e RM-së për kontributin, zhvillimin dhe avancimin e programit për dhurimin e gjakut në RM para së gjithash për forcimin e parimeve, solidaritetit, humanizmit dhe duke dhënë një shembull personal të motivimit dhe nxitjes për zhvillimin e vullnetarizmit në vendin tonë. Dr. Saiti gjithashtu falënderoi të gjitha institucionet në vend për bashkëpunimin e deritanishëm.

Gjithashtu u dhanë edhe mirënjohje për pjesëtarët e Armatës të cilët dhuruan gjak mbi 50, 75 dhe 100 herë.

< kthehu mbrapa