Janar 29, 2018

Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut për nder të Toshe Proeskit

Tradicionalisht, më 25.01.2018, në Shtëpinë e ARM-së, për të katërmbëdhjetën herë u organizua aksioni i madh i dhurimit të gjakut kushtuar humanistit të madh Toshe Proeskit me rastin e shënimit të ditëlindjes së tij.

Në këtë aksion, gjak dhuruan 402 dhurues, dhe pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj dhe dhurues që japin gjak për herë të parë.

Organizatorë të aksionit të dhurimit të gjakut ishin Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit dhe Organizata komunale Gazi Babë, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit dhe fansat e Toshes së RM-së. Aksionin e mbështetën edhe anëtarët e Klubit 25 – klub i dhuruesve të rinj të gjakut dhe motivuesve.

Fytyra dhe vepra humane e Toshe Proeskit janë shembull pozitiv dhe nxitje për shumë të rinj për të dhënë gjak pikërisht në këtë datë, por dhe motivim për dhuruesit e shumëfishtë të gjakut për të vazhduar këtë akt humanitar. Tradita për mbajtjen e aksioneve të dhurimit të gjakut në shenjë kujtimi për Toshe Proeskin filloi në vitin 2010 dhe që atëherë, tradicionalisht, ato realizohen për nder të tij.

< kthehu mbrapa