11 Prill, 2019

Aplikimi i standardeve të brendimit të Kryqit të kuq të RM-së

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 09.04.2019 në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Manastir mbajti një punëtori dedikuar për Organizatat komunale të Kryqit të kuq: Manastir, Resnjë, Ohër, Krushevë, Prilep, Kavadar, Demir Hisar, Negotinë për aplikimin e Standardeve të brendimit të Kryqit të kuq të RM-së  – Udhëzimet për përdorimin e standardeve të brendimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Standardet e brendimit të shoqatës nacionale kanë rolin e rregullave të përshkruara për formën, madhësinë, cilësinë, kontrollin dhe mënyrën uniforme të monitorimit të aplikimit të logos së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i punëtorisë ishte aplikimi i unifikuar i standardeve të brendimit nga të gjitha subjektet në organizatë për të kontribuuar në unitetin funksional, dizajnin e unifikuar, dukshmërinë dhe njohjen në vend dhe më gjerë.

< kthehu mbrapa