Kopsa

Vizioni:

Ne synojmë të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie të qytetarëve të përgjegjshëm me shprehi të mira ku çdonjëri vlerëson atë që merr dhe çdonjëri kontribuon në komunitetin në të cilin jetojmë. Besojmë në potencialin dhe forcën që çdo individ e bart me vete dhe këtu jemi për të kontribuuar në forcimin dhe përfshirjen sociale të personave në rrezik përmes aktiviteteve për punët që synojnë krijimin e një mjedisi të pastër ekologjik.

Qëllimet:

– sigurimi në kohë i veshmbathjeve më të përshtatshme për personat në rrezik

– qasja e lehtësuar për tek veshmbathjet me çmime të ulëta për personat me të ardhura të ulëta

– forcimi i kapaciteteve të grupeve të lëndueshme të popullsisë

– përdorimi efikas i veshmbathjeve për shkak të kontributit në ruajtjen e mjedisit jetësor

– krijimi i shprehive për dhurim të përgjegjshëm dhe shprehi për shpenzim të përgjegjshëm

– inkurajimi dhe krijimi i shprehive të punës tek personat e aftë për punë të rrezikuar në aspektin social

– krijimi i vendeve të punës të cilët kanë për qëllim të mundësojnë integrimin në punë të grupeve të lëndueshme të popullsisë.

– promovimi i solidaritetit, humanizmit dhe vullnetarizmit

Historia jonë:

“Kopsa” është një projekt i zhvilluar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, si rezultat i punës shumëvjeçare në fushën e dhurimit të veshmbathjeve dhe distribucionit të tyre deri tek personat më të rrezikuar. Kryqi i kuq pranon rreth 20 tonë veshmbathje donacion dhe ndihmon më shumë se 2000 persona në rrezik në territorin e qytetit të Shkupit. Përvoja dhe njohja e nevojave të njerëzve që ne ndihmojmë nga njëra anë dhe potenciali që kemi nga ana tjetër mundësuan të plotësojmë këtë program me përmbajtje të reja që do të mundësojnë një nivel më të lartë të funksionimit që do të thotë plotësim i një numri më të madh të nevojave të qytetarëve.

“Kopsa” është një projekt i krijuar për të mundësuar një sistem më efikas të distribucionit të veshmbathjeve për personat në rrezik, një qasje të lehtë për tek rrobat me çmime të ulëta për të gjithë qytetarët me qëllim të ruajtjes së dinjitetit të atyre që kanë të ardhura të ulëta, dhe që nuk kërkojnë ndihmë, punësimi i grupeve të lëndueshme qëllimore dhe kontributi në ruajtjen e mjedisit jetësor.

#НаправиПовеќе

https://www.facebook.com/kopce/

Instagram: kopce.skopje