21 Gusht, 2018

Ceremonia me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë

Në prani të anëtarëve të Ushtrisë, Presidentit dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Gjorge Ivanov, ish-ministrave dhe ministrave aktual të mbrojtjes, anëtarëve të qeverisë dhe të ftuarve të tjerë më 17.08.2018 u zhvillua ceremonia qendrore me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Duke përshëndetur të pranishmit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në fjalimin e saj me rastin e shënimit të Ditës së Armatës tha se kjo e fundit është një rast për të nderuar dhe njohur gratë dhe burrat që i përkasin forcave të armatosura, për të gjithë kontributin e tyre në stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve.  

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe Sekretari Gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.

< kthehu mbrapa