Maj 25, 2013

Vizita zyrtare e Ambasadorit të Republikës së Zvicrrës

Ambasadori i Republikës së Zvicrës Stefano Lazato më 12 maj të vitit 2011 ishte në vizitë në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë. Në takimin punues morri pjesë sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq Sait Saiti dhe udhëheqësi i programit Sasho Taleski.Në këtë takim ambasadori i Republikës së Zvicrës kishte rastin të njoftohet me punën dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq. Më tej në takimin ambasadori i paraqiti mundësitë e ambasadës së Zvicrës për përkrahjen e aktiviteteve të sektorit qytetar dhe Kryqit të Kuq në Maqedoni. Është interesante ajo që ambasadori i Zvicrës është dhurues i gjakut dhe shprehi interes të posaçëm që të kyçet në aksionin tjetër të dhurimit të gjakut në organizim të Kryqit të Kuq.

Në kuadër të vizitës zyrtare të ambasadorit të Zvicrës sekretari gjeneral Sait Saiti e shprehi kënaqësinë e punës së deritanishme me ambasadën dhe fondacionin Swisscor. Ky bashkëpunim përbëhet nga përkrahja e Kryqit të Kuq në organizim të kampit veror mjekësor për fëmijët e Maqedonisë të moshës prej 9 deri në moshën 13 vjeçare. Për këtë qëllim katër vullnetarë dhe dy delegatë të Kryqit të Kuq do të marrin pjesë në fushatë prej 18 Qershor deri më 1 Gusht në Sent Galen, Zvicër. Me qëllim vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kryqin e Kuq, ambasadori i Zvicrës e paraqiti pjesëmarrjen e mbledhjes partnere prej 31 Maj deri 2 Qershor në Strugë.

< kthehu mbrapa