PËRGATITSHMËRI DHE VEPRIM GJATË KATASTROFAVE

HYRJE

Aktivitete në planin e përgatitshmërisë dhe veprimit gjatë katastrofave vërejmë që nga formimi i Kryqit të Kuq të Maqedonisë në vitin 1945.

Aktivitetet e vërteta në këtë lëmi fillojnë me pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, më saktë që nga viti 1993 kur Kryqi i Kuq i Gjermanisë dha donacion në mjete materiale – teknike për formimin dhe trajnimin e Njësisë republikane për përgjigje gjatë katastrofave.

Nevoja për zhvillimin e këtij programi erdhi si rezultat i luftës në hapësirat e ish Jugosllavisë me paraqitjen e valës së të ikurve, fillimisht nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1995 (55.000 të ikur), pastaj kriza në Kosovë në vitin 1999 (350.000 të ikur) dhe konfliktet në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001 me rreth 100.000 persona të brendshëm të shpërngulur.

Për tërë këtë kohë paraqitje e rregullt ishin tërmetet, vërshimet, zjarret, fatkeqësi rrugore etj., ku në mënyrë aktive ishin kyçur të punësuar dhe vullnetarë të KKRM-së.
VIZIONI

Përgatitshmëri për veprimtari në katastrofa, me qëllim që të ulen pasojat tek popullata e mjeruar nga: tërmetet, vërshimet, zjarret, rrëshqitja e dheut, havari teknike – teknologjike, konflikte luftarake etj.
MISIONI

Sigurim i ndihmës dhe shërbmit për popullatën e mjeruar të goditur nga katastrofa, duke vëzhguar parimet e lëvizjes së Kryqit të Kuq, Ligji për Kryqin e Kuq të RM-së, Marrëveshje me Qendrën për menaxhim me kriza të RM-së, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të RM-së dhe Vetëqeverisja lokale.
STRUKTURA

Komisioni për përgatishmëri dhe veprim gjatë katastrofave (7 vullnetarë);

Koordinator nacional (1 të punësuar të rregullt);

Njësi nacionale për përgjigje gjatë katastrofave;
STRUKTURA ORGANIZATIVE

Programi për përgatitshmëri dhe veprimtari gjatë katastrofave pranë Kryqit të Kuq të RM-së është i lidhur me 34 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit edhe në rast të katastrofave ka rolin koordinues.

Në kuadër të njësisë ekziston Qendër operative me të cilën udhëheq Sekretari gjeneral i KKRM-së dhe nëpërmjet tij i koordinon të gjitha aktivitetet në nivel komunal dhe republikan dhe aktivitetet e njësive për përgjigje gjatë katastrofave.

Qendra operative e KKRM-së është e lidhur me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe me Qendrën për menaxhim me kriza të cilat si institucione shtetërore veprojnë në rast të katastrofave.

Njësia bashkëpunon me Shoqatat nacionale dhe me OJQ në rajon dhe më gjërë, me Delegacion rajonal të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe me seli në Budapest dhe me delegacionin e Komitetit Ndërkombëtar në Shkup.
DETYRA DHE KOMPETENCA
Detyra

Detyrat e njësisë për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave janë të rregulluara me nenin 19 të Ligjit për Kryqin e Kuq të RM-së dhe me rregulloret e sjellura nga Këshilli ekzekutiv të KKRM-së dhe atë:

  • Rregullore për punën e komisionit
  • Rregullore për punë dhe kompetenca të Qendrës operative;
  • Rregullore për formim, funksionimin e rolit dhe aktivizim i EOK
  • Rregullore për organizimin e kurseve për sigurinë e ujit dhe maleve
  • Rregullore për uniformën e anëtarëve.

Kompetencat e njësisë

  • Organizim i grumbullimit të ndihmës në rast të katastrofave;
  • Distribuim i ndihmës humanitare;
  • Organizim i njësive për përgjigje gjatë katastrofave dhe drejtim i misioneve ndërkombëtare;
  • Edukim i popullatës për vetëmbrojtje dhe mbrojtje në rast të katastrofave;
  • Bashkëpunim me organe shtetërore dhe OJQ në vend dhe jashtë vendit;
  • Vlerësim i rrezikut në territorin e shtetit;
  • Përgatit APEL për ndihmë humanitare;
  • Monitorim në teren;
  • Mirëmbajtje e data – bazës për rreziqe të mundshme dhe kapaciteteve;
  • Organizim i seminareve, kurseve, trajnimeve dhe ushtrimeve nga fusha e katastrofave në nivelin e RM-së;
  • Përgatitje e planeve për veprim në rast të katastrofave;
  • Menaxhim me kampe.

AKTIVITETE TË DERITANISHME

  • Rregullore për marrëdhëniet mes Kryqit të Kuq të RM-së dhe Organizatave komunale të Kryqit të Kuq;
  • Rregullore për marrëdhëniet mes Shoqatës nacionale për përgjigje gjatë katastrofave dhe Njësive komunale për përgjigje gjatë katastrofave;
  • Program për tërheqjen dhe edukimin e vullnetarëve për programin për përgatitshmëri dhe veprim gjatë katastrofave;
  • Trajnime në vend dhe jashtë vendit për të punësuarit dhe vullnetarët;
  • Përgatitje të data – bazës për rreziqe potenciale në RM-së dhe kapacitete të KKRM-së për përgjigje gjatë katastrofave;
  • Pjesëmarrje e të punësuarve dhe vullnetarëve në misione humanitare në vend dhe jashtë vendit;
  • Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të KKRM-së dhe akte tjera ligjore dhe nënligjore të institucioneve tjera shtetërore;
  • Botim të publikimeve nga fusha e katastrofave;
  • Mbulim medial të aktiviteteve lidhur me programin për katastrofa;
  • Edukim i të punësuarve në Njësitë e vetëqeverisjes lokale;
  • Edukim i të punësuarve dhe nxënësve në shkollat e mesme në Shkup për vetëmbrojtje dhe mbrojtje në rast të katastrofave;
  • Formim i Njësive për përgjigje gjatë katastrofave, trajnimi i tyre dhe pajisje me mjete materiale – teknike;
  • Përpunim i planeve vjetore për aktivitete.

REZULTATE TË ARRITURA

  • Komunikim dhe koordinim i përmirësuar me institucione shtetërore dhe njësi të vetëqeverisjes lokale;
  • Participim i KKRM-së në Selitë kryesore të Qendrës për menaxhim me kriza, dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Sekretarët e Organizatave komunale të KK në Selitë rajonale të këtyre institucioneve në Rregulloret e Qeverisë, detyra të posaçme për KKRM-së;
  • Të punësuar dhe nxënës të edukuar në 28 shkolla të mesme në Shkup për vetëmbrojtje dhe mbrojtje në rast të katastrofave;
  • 8 vullnetarë dhe 5 të punësuar mbaruan trajnimin për anëtarë për Ekipin rajonal për përgjigje gjatë katastrofave për Evropën qendrore;
  • 12 vullnetarë mbaruan trajnimin për instruktorë për ujë dhe sanim ndërsa 80 vullnetarë mbaruan trajnim për punë me stacionin pastrues të ujit;
  • Një i punësuar mbaroi trajnimin për lider;
  • 2 vullnetarë u emëruan ligjërues në projektin SFERA (standarde minimale për përgjigje në rast të katastrofave) ndërsa 200 vullnetarë mbaruan trajnimin për përdorimin e doracakut të këtij projekti;
  • Ripërtrirje, pajisje me mjete materiale – teknike të Njësisë nacionale për përgjigje gjatë katastrofave;
  • Ushtrime të përbashkëta të Njësisë nacionale për përgjigje gjatë katastrofave dhe të Njësive komunale të KK, me përfaqësues të Armatës, Policisë, njësive zjarrfikëse dhe enteve shëndetësore;
  • Botim të doracakëve, fletushka (tërmete, gripi i shpendëve, rregulla për notues, stacion malor për shpëtim Vodno, rrezik nga minat, mbrojtje nga temperaturat e larta etj), broshura, postere ku trajtohet problematika në fushën e katastrofave;
  • Prezantim dhe mbindërtim i data – bazës;
  • Pjesëmarrje e të punësuarve dhe vullnetarëve në misionet humanitare jashtë vendit (Indonezi, Turqi, Rumuni, Bullgari, Pakistan);
  • Njoftim i publikut me aktivitetet e KK, nëpërmjet paraqitjeve publike në mjetet për informim publik dhe aktiviteteve ushtruese;
  • Implementim i aktiviteteve për vlerësim dhe ulje të rreziqeve në sistemin arsimor në 3 rajone dhe atë: Strumicë, Veles dhe Kërçovë.
  • Përmirësim i sistemit për evakuim në rast të katastrofave në institucionet arsimore në rajonet Strumicë, Veles dhe Kërçovë.
  • Është ndërtuar sistem për përcjellje dhe azhurim të të dhënave për rreziqe dhe mjerueshmëri të bashkësive. (Global maper)

STACIONI PËR PASTRIMIN E UJIT

Gjatë krizës në Kosovë në vitin 1999 Kryqi i Kuq i Gjermanisë në kampin për të ikurit në Stenkovec në Shkup instaloi stacion për pastrimin e ujit TBA 6, që siguronte ujë për spitalin polak, ndërsa pas mbarimit të krizës iu dhurua KKRM-së.

Me ndihmën e Kryqit të Kuq të Gjermanisë dhe Austrisë gjatë periudhës prej vitit 2000 deri 2009, 8 vullnetarë të KKRM-së u emëruan instruktorë ndërkombëtarë për ujë dhe sanim, ndërsa 30 e mbaruan kursin për punë me të njëjtën.

Në periudhën e kaluar anëtarët e ekipit për ujë dhe sanim ishin të angazhuar në më shumë situata në krizë në vend dhe jashtë vendit si:

Furnizimin e spitalit me ujë në Kumanovë gjatë konfliktit në vitin 2001; – Furnizim me ujë për Tetovën dhe për fshatrat për rreth gjatë konfliktit në vitin 2001; – Furnizim me ujë në Sveti Nikollë në verën e vitit 2006; – Mision në Indonezi pas Cunamit në vitin 2005 në bashkëpunim me KK të Austrisë, Mision në Rumuni gjatë vërshimeve në vitin 2005.

Janë bërë testime të kualitetit të resurseve të ujit pas vërshimeve në RM-së në rajonin e Strumicës, Gjevgjelisë, Makedonski Brod, Kumanovës, Shuto Orizarit.

Stacioni për pastrimin e ujit përdoret pothuajse në të gjitha katastrofat që ndodhin për nevojat e popullatës së mjeruar, posaçërisht për furnizim me ujë në spitalet polake, kampet etj.

< kthehu mbrapa