NDIHMA E PARË

Kryqi i Kuq është lider në edukimin për preventivë, përgatitje dhe përgjigje gjatë situatës adekuate jetësore trishtuese duke ofruar shërbimet e veta për popullatën me qëllim për aftësimin e tyre masiv dhe ndërtim të bashkësive më të sigurta dhe më të shëndosha. Nëpërmjet këtij programi KKRM-së mundohet të kontribuojë në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe përforcim të bashkësive – duke dhënë shpresë dhe siguri së bashku me aftësi praktike.

Kryqi i Kuq i RM-së angazhohet për përmirësim të vazhdueshëm të kualitetit të programeve për ndihmë të parë, të krijuara në pajtueshmëri me nevojat e grupeve qëllimore me qëllim të mundësohet qasja e tyre në të njëjtat. Nëpërmjet botimit të materialit të ndryshëm edukativo – informativ me informacionet më të reja në fushën e ndihmës së parë, KKRM-së kujdeset që t’i kënaqë nevojat e grupeve të ndryshme qëllimore: fëmijë të moshës parashkollore, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kandidatë për vozitës të automjeteve, persona përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, persona me nevoja të posaçme etj.

Aktivitete të rregullta

  • Ligjërata nga ndihma e parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët do të mund që nxënësve tjerë tu japin ndihmën e parë në raste urgjente.
  • Organizim të garave shtetërore nga ndihma e parë;
  • Pjesëmarrje e ekipit të KKRM-së në Konventën evropiane për ndihmë të parë.
  • Shënim i Ditës botërore nga ndihma e parë
  • Shënim i Ditës botërore për përkujtimin e viktimave në aksidente trafiku
  • Edukim për ndihmë të parë për vozitësit e automjeteve
  • Edukim për ndihmë të parë në vend të punës për kandidatë të ndërmarrjeve publike dhe private.
  • Zhvillim të mësimit nga ndihma e parë, adaptuar në nevojat e grupeve specifike qëllimore (fëmijë të moshës parashkollore, fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme, klube sportive, shoqata të qytetarëve, popullatë të vendeve rurale, persona me nevoja të posaçme etj).
  • Organizim të edukimit të lartë kualitativ për kuadrin vullnetar të Kryqit të Kuq të RM-së që merr pjesë në trajnimet dhe aktivitetet nga fusha e ndihmës së parë
  • Veprimtari e vazhdueshme në fushën e sigurisë në komunikacion nëpërmjet ndërtimit të lidhjeve operative në nivel lokal dhe nacional me organizatat qeveritare dhe ato joqeveritare.
< kthehu mbrapa