Maj 21, 2019

Darkë (Iftar) së bashku me fëmijët pa kujdes prindëror dhe nënat e vetme

Më 20 maj të vitit 2019, përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në një darkë (iftar) të organizuar nga Gjysmëhëna e kuqe Turke, me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë. Darka (iftari) ishte dedikuar për një kategori të prekshme njerëzish në Republikën e Maqedonisë, më saktë për fëmijët pa kujdes prindëror dhe nënat e vetme.

Pas përfundimit të darkës së fëmijëve, përfaqësuesit e Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë dhe me përkrahjen e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë shpërndanë dhurata për fëmijët. Në darkë morën pjesë përfaqësues të lartë të Ambasadës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të tjerë.

< kthehu mbrapa