10 Gusht, 2018

Distribucioni i afisheve për promovimin e higjienës

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë fillon fushatën edukative për promovimin e higjienës në institucionet e cenueshme arsimore (çerdhet dhe shkollat fillore) në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Përmes aktiviteteve të projektit në Projektin “Ulja e rreziqeve nga katastrofat”, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe janë përgatitur afishe për promovimin e higjienës dhe mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes në rast të katastrofave (në gjuhën maqedonase dhe shqipe).

Afishja për promovimin e higjienës është përgatitur nga ekspertët e fushës së promovimit të higjienës dhe trajnerët ndërkombëtarë për promovimin e higjienës në katastrofa. Në muajt e ardhshëm pason një fushatë edukative për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave (zjarret dhe tërmetet) në shkollat fillore dhe çerdhet në territorin e Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa