3 Tetor, 2018

Dita botërore e personave të moshuar – 1 Tetori

Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit përmes qendrave ditore për persona të moshuar, dhe në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë ka shënuar Ditën botërore të personave të moshuar. Këtë herë theksi u vëndua në të drejtat e personave të moshës së tretë edhe atë përmes punëtorive edukative të cilat nxitën personat e moshuar t’i realizojnë të drejtat e tyre. Ligjërues në këtë aktivitet ishte Daniela Stanojkovska nga Enti për aktivitete shoqërore – Shkup. Përfaqësues nga të gjitha tre qendrat ditore të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit morrën pjesë edhe atë nga qendra ditore Dare Xhambaz, Saraj dhe Çair. Këta persona më tutje kanë për obligim të flasin për këtë temë me miqt e tyre dhe t’i nxisin moshatarët e tyre që t’u drejtohen institucioneve për realizimin e të drejtave të tyre. Ky aktivitet është kontinuitet i projektit regjional “Ndërmarrja e veprimit për përfshirjen sociale të personave të moshuar”.

< kthehu mbrapa