Tetor 16, 2017

Dita botërore e ushqimit të shëndetshëm

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Qendër, në bashkëpunim me tri çerdhet në territorin e Komunës Qendër dhe Komunën Qendër, më 10.10.2017 shënoi “Ditën botërore të ushqimit të shëndetshëm”. Ngjarja u organizua në IPÇSH “Koço Racin” dhe në të kishte shfaqje nga më të ndryshmet nga ana e fëmijëve të cilët promovuan ushqimin e shëndetshëm dhe mënyrën e shëndetshme të jetës, u përgatitën edhe sallata në përgatitjen e të cilave ndihmuan vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të kuq – Qendër, dhe përveç kësaj vullnetarët e Kryqit të kuq mbajtën një edukim të shkurtër për atë se si dhe kur duhet të mirëmbajmë higjienën dhe si duhet ta pastrojmë ushqimin para ngrënies. Në fund të kësaj ngjarjeje, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ndau paketa me ushqim dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e aktivitetit.

< kthehu mbrapa