Janar 22, 2018

DITA NDËRKOMBËTARE E PËRQAFIMIT

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit – 21 janar, manastirasit u përqafuan në Shirok Sokak. Vullnetarët e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Manastir, përgatitën një aktivitet në Shirok Sokak përmes së cilit i gëzuan manastirasit me shumë përqafime, buzëqeshje dhe fotografi. Të gjitha fotografitë janë vendosur në faqen zyrtare të Organizatës komunale Manastir, dhe ata që do të mbledhin më së shumti llajke deri më 27.01.2018 do të fitojnë një çmim simbolik nga Organizata jonë. Fotografitë ndahen me hashtag#CKBTFREEHUGS. Të rinjtë e Organizatës komunale Manastir kontribuuan për atmosferën e mirë të shtunën në Shirok Sokak me shumë buzëqeshje dhe përqafime të ngrohta.

http://www.babambitola.mk/bitolcani-se-iznagushkaja-na-shirok-sokak/

< kthehu mbrapa