Qershor 20, 2018

Dita ndërkombëtare e refugjatëve

Për dallim nga situata tenzionuese e 2015 dhe 2016 në kalimet kufitare dhe në qendrat tranzite, këtë vit Ditën ndërkombëtare të refugjatëve, 20 qershorin, Maqedonia e thelluar në kriza të brendshme politike, e shënon në një atmosferë më relaksuese për sa i përket refugjatëve.

Përgjatë vitit të kaluar, numri i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në botë, të cilët kanë ikur nga konflikte dhe represione, ka arritur një rekord prej 68.5 milion njerëz. Sipas statistikave 3.1 milion persona janë azilkërkues potencial, 40 milion janë persona të zhvendosur brenda vendit dhe 25.4 milion janë refugjatë.

Vitet e kaluara, refugjatët kanë qenë dhe akoma janë pjesë e përditshmërisë sonë, ku Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e ka pasur rolin kryesor. Në vendkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanovc, cdo ditë kalojnë mijëra refugjatë, term që i definon ata të cilët ikin nga vatrat ushtarake të Sirisë, Irakut dhe Avganistanit, si dhe migrantët ekonomik nga Lindja e Afërt dhe Afrika.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në partneritet me Komesariatin e Lartë për Refugjatë (UNHCR) si dhe me Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, si dhe në bashkëpunim me mbështetësit dhe kompanite lokale, në mënyrë aktive është i angazhuar në mbështetjen e refugjatëve të cilët tranzitojnë rreth vendit tonë, ose qëndrojnë si migrantë illegal.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vazhdon të ndihmojë 24 orë në terren me ekipet mobile në Pikat e pranimit për ndihmë të migrantëve / refugjatëve – Tabanovc (Kumanovë) dhe Vinojug (Gjevgjeli) dhe Ekipi mobil – Lojanë. Ekipet mobile përbëhen nga punonjës, mjekë dhe paramedikë, anëtarë, vullnetarë të Kryqit të kuq të cilët janë të trajnuar për të punuar në Shërbimin për Kërkim të personave të zhdukur të Kryqit të Kuq.

< kthehu mbrapa