Dhjetor 16, 2016

Donacion nga kompania NOVARTIS

Më 14 tetor të vitit 2016 në hapësirat e Kryqit të kuq të RM-së u organizua manifestim për donacion zyrtar nga kompania NOVARTIS me vlerë prej 82.000 euro në kundërvlerë prej 5.039.720 denarë, dedikuar për të ndihmuar popullatën që pësuan nga përmbytjet në Shkup dhe Tetovë. Dorëzim pranimi zyrtar i donacionit u bë nga ana e d-r Jasminka taleska, drejtor i Novartis në Shkup dhe d-r Sait Saiti, sekretar gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe d-r Stamen Popov – drejtor rajonal për Novartis Onkologji për Bullgari dhe Maqedoni.

Nga ana e sekraterit gjeneral të Kryqit të kuq të RM-së u shpreh falënderim i madh për kompaninë Novartis për mjetet e dhuruara për të ndihmuar familjet që pësuan nga përmbytjet. Nga ana e Kryqit të kuq të RM-së u bë pagesa për të ndihmuar gjithsej 202 familje nga rajonet e përmbytura, si dhe për 100 persona me nevoja të posaçme nga rajonet e përmbytura. Gjatë muajit dhjetor do të paguhet ndihma e dytë dedikuar për 100 persona me nevoja të posaçme.

< kthehu mbrapa