Mars 20, 2017

Donacione te shperndara ne shkollat fillore nga rajonet e permbytura nga vershimet

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Ekselenca juaj, ambasadori i Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë në Maqeoni,
përfaqësues të qeversijeve lokale, të komunës së Gazi Babës dhe Araçinës,
përfaqësues të institucioneve arsimore
vullnetarë dhe të punësuar të Kryqit të Kuq
përfaqësues të mediave

 

          Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë këtë vit shënon 72 vjetorin e ekzistencës së vet dhe 22 vjetorin e pranimit në federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe. Ndër vite, kjo organizatë ka hasur në shumë sfida humanitare, shumë fate njerëzore, gëzime dhe shqetësime, frikë nga fillimet e reja, por, megjithatë fuqia e humanizmit paraqiste mobilizator të potencialit të këtij komuniteti me qëllim për të tejkaluar sfidat dhe për të dalur edhe më të fortë në ndërtimin e një vendi më të bukur dhe me të sigurtë për jetesë.

          Viteve të fundit në shtet dhe rajon kemi qenë dëshmitarë të disa fenomeneve negative të shkaktuara nga natyra. Katastrofa natyrore e vitit të kaluar për fat të keq do të na ngel gjatë në kujtime si pasojë e dëmeve dhe humbjeve të mëdha materiale dhe në njerëz. Të gjithë neve na u dha edhe një mundësi për të treguar humanizëm, solidaritet dhe mirëkuptim ndaj dhimbjes së tjerëve. Kryqi i kuq menjëherë pas përmbytjeve në rajonin e Shkupit dhe Tetovës u mobilizua me kapacitet e veta njerëzore, materialo-teknike dhe logjistike. Në përpjekje të përbashkët me Sistemin për pergjegjësi ndaj katastrofave natyrore në shtetin tonë, Kryqi i kuq ndërmori pjesën e vet të përgjegjësisë duke marrë pjesë në mënyrë aktive në rehabilitimin epasojave në rajonet e prekura. Menjëherë u dha ndihma humanitare e parë, u mobilizuar ekipet tona të cilat ishin pjesë e operacioneve shpëtuese. Në ndërkohe u ndërmoren aktivitete për sigurimin e ndihmave humanitare. U mblodhën rreth 80.000.000,00 denarë të cilat u shpërndanë në 4.751 familje, u mblodh sasi e madhe humanitare ndihmë ushqimore, higjienike, ujë dhe ndihmja tjera të cilat lehtësojnë jetën në situata të tilla.

          U drejtojme një falënderim të madh për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kompanitë, mbështetësit tonë, organizatat vendore dhe të ndërkombëtare, qeverive të shteteve.

          Në këtë frymë, më lejoni ti falëndërohem Kryqit të Kuq të Austrisë të cilët me mbështetjen e qeverisë së Austrisë dhanë mbështetje jovetjake në drejtim të ruajtjes së dinjitetit të familjeve ne nevojë me zbatimin e projektit “ Rimëkëmbja e hershme dhe qëndrueshmëria” me të cilin financiarisht u ndihmuan 320 familje të prekura. U zbatuan një numër i madh i aktiviteteve dhe punëtorive me nxënës, arsimtarë dhe prindër. Sasia e kësaj mbështetje arrin 539.000 euro. Me këtë ndihmë shumë individëve u dham shoresë se filimi i ri do të jetë më i lehtë.

          Falënderime drejtojmë për Kryqin e Kuq të Gjermanise i cili me donacionin e sotëm dhe donacione tjera, në mënyrë të drejtëpërdrejtë morrën pjesë në përmirësimin e kushteve për punë në shkollat fillore dhe rajonet e prekura.

          Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës se Kuqe siguroi mbështetje që arrin 310.000 franga, me të cilat u siguruan dy shpërndarje paketash ushqimore dhe higjienike për 2.300 familje. Në emër të pranuesve të këtyre ndihmave, i falënderojmë dhe ato.

Të Nderuar

Katastrofat natyrore dhe sfidat e natyrës natyrisht nuk mund të parashikohen. Por, ato çdohere paraqesin katalizator të mobilizimit të komunitetit dhe të tregimit të humanitetit me vepra. Edhe njëherë i vërtetuam qëllimet e punës humanitare të shfaqura në idenë e Anri Dinan gjatë formimit të Kryqit të Kuq në kontekst të rrethanave të reja të botës që na rrethon. Shpresoj se kemi dalë më të fortë pas kësaj katastrofe natyrore, kemi përfituar përvoja të reja, kemi marrë mësime të reje te cilat do të dijmë si ti vendosim në funksion për tu përgaditur në marrjen efektive të masave për t’u përballur me pasojat e këtyre kërcënimeve natyrore në të ardhmen.

Ju falenderoj

< kthehu mbrapa