Shtator 21, 2017

Edhe gjërat e vogla kanë rëndësi të madhe

Të rinjtë e Klubit të të rinjve të KK të qytetit të Shkupit, në kuadër të Programit PVH (Promovimi i Vlerave Humane) për vitin 2017 përfunduan një projekt që ka për të ndryshuar jetën e dy personave të cilët kishin nevojë shumë të madhe për ndihmë. Bëhet fjalë për pastrimin e rregullimin e banesës në qendër të Shkupit, në të cilën jetojnë dy persona me çrregullime psikike. Një grup i disa të rinjve të cilët punuan në këtë projekt pastruan banesën, vendosën laminat, gëlqerosën muret dhe me mbështetjen e kolegëve të tyre të Kryqit të kuq dhe qytetarëve siguruan mobilie për një fillim të dytë më të lehtë. Ata shumë personalisht u angazhuan për tërë rastin dhe duke u përpjekur për t’ua lehtësuar jetën grupeve qëllimore, ata në të vërtetë ndryshuan edhe jetën e tyre. Të rinjtë mësuan se mbështetja e individëve në shoqërinë tonë është e rëndësishme për gjithë komunitetin dhe se ndryshimet mund t’i bëjnë edhe ata, pa marrë parasysh moshën e tyre.

Në kuadër të Programit PVH sivjet janë punuar 173 projekte të vogla nga ana e 1.157 të rinjve, të cilat kanë ndihmuar 4.977 persona.

< kthehu mbrapa