8 Mars, 2019

Edukata për yjet më të vegjël

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë përmes Organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit zhvillon edukim të vazhdueshëm të më të rinjve për rëndësinë e shëndetit oral dhe të gjitha strukturat që ndodhen në zgavrën e gojës.

Më të rinjtë kanë mundësi të marrin informacion rreth rëndësisë së higjienës së rregullt dhe të duhur të dhëmbëve, dietës së duhur për dhëmbë të shëndetshëm dhe kontrollit të rregullt tek dentisti.

Pas edukimit u jepen pasta dhe furça të dhëmbëve për të inkurajuar dhe motivuar ata që nga mosha më e hershme të mirëmbajnë në mënyrë të rregullt dhe të duhur higjienën e gojës dhe dhëmbëve.  

< kthehu mbrapa