22 Qershor, 2016

Ekspozitë e fotografive dhe veprave nga aktivitetet për përkrahjen e emigrantëve dhe të ikurve të cilët kalojnë nëpër R. e Maqedonisë

Në kuadër të fushatës “Stop për indiferencën – Ta ruajmë humanitetin”, që ka për qëllim ta ngritë vetëdijen tek popullata për nevojat humane të emigrantëve dhe aktivitetet për përkrahjen e tyre, më 21.06.2016 në ora 19:00, në hapësirat e Muzeut të qytetit Shkup, u mbajt ekspozitë e fotografive dhe veprave nga aktivitetet për përkrahjen e emigrantëve dhe të ikurve të cilët kalojnë nëpër R. e Maqedonisë.

Në ekspozitë morën pjesë Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së, d-r Sait Saiti, drejtori i Muzeut të Shkupit, z. Ljuben Tevdovski, si dhe një numër i madh i mysafirëve të ftuar dhe vullnetarëve të Kryqit të kuq. Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së, d-r Sait Saiti e hapi ekspozitën me fjalimin e tij ndaj mysafirëve dhe theksoi se fushata është mundësi e mirë dhe mekanizmë për njerëzit ta tregojnë humanitetin e vet, ambicjen dhe vullnetin që t’i ndihmojnë emigrantët të cilët kalojnë nëpër vendin tonë. “Ekipi i Kryqit të kuq dhe vullnetarët tanë vazhdimisht janë të pranishëm në teren dhe dëshiroj të dërgoj porosi dhe apel deri tek ata që nuk e kanë treguar humanitetin e vet që ta bëjnë atë” – tha Saiti. Ai theksoi se fotografitë e ekspozuara janë dëshmi për ngjarjet që kanë ndodhur në përditshmërinë tonë, për vuajtjet dhe zhgënjimet personale, problemet dhe katastrofat me të cilat ballafaqohen emigrantët, por edhe për përkushtimin dhe kontributin aktiv të vullnetarëve të Kryqit të kuq gjatë gjithë fushatës të cilët duhet të paraqesin nxitje për secilin në të ardhmen që të kyqet në  aktivitete të tilla dhe të pasqyrohet në punën dhe përkushtimin e tyre.

< kthehu mbrapa