Qershor 16, 2016

EKSPOZITE E KRYQIT TE KUQ TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje intenzive  për migrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë kah vendet e Evropës perëndimore. Aktivitetet e Shoqatës nacionale zbatohen nga ana e 264 vullnetarëve dhe të punësuarve të cilët vazhdimisht gjatë tërë ditës sigurojnë përkrahje për emigrantët dhe të ikurit më të mjeruar në qendrat për pranim afër pikëkalimeve kufitare në Gjevgjeli (R. e Greqisë) dhe Tabanocë (R. e Sërbisë)

Mbështetja e Shoqatës nacionale për emigrantët dhe të ikurit është në formën e sigurimit të ushqimit, pakove higjienike, ndihma e parë, bashkimi i lidhjeve familjare etj.

Fotografitë e ekspozuara janë dëshmi për ngjarjet që ndodhën në përditshmërinë tonë si dhe hap në ngritjen e vetëdijes tek popullata për nevojat humanitare gjatë migrimeve të nxitura nga katastrofat natyrore dhe katastrofat e shkaktuara nga njeriu.

< kthehu mbrapa