22 Janar, 2018

Filloi cikli PVH për vitin 2018

Më 16 dhe 17 janar u mbajtën punëtoritë për personat që janë zgjedhur nga ana e Organizatave të tyre komunale të Kryqit të kuq si diseminues në ciklin PVH për vitin 2018. Trajnimi njëditor kishte për qëllim njoftimin e diseminuesve me programin, trajnimin e tyre për mbajtjen e punëtorive të desiminimit dhe dokumentimit si dhe informimin e tyre për kornizën kohore, për mënyrën e promovimit të projekteve të vogla dhe motivimin e të rinjve të cilët sivjet do të jenë pjesë e programit. Janë trajnuar gjithsej 34 diseminues të 26 organizatave komunale dhe një diseminues i Klubit të të rinjve të Shuto Orizarit, si dhe një nga Shkolla Ndërkombëtare NOVA.

Edhe këtë vit programi do të trajnojë të rinj të moshës nga 13 deri 17 vjeç duke përfshirë 30 të rinj në Organizatat komunale të cilët sivjet u paraqitën për të marrë pjesë në këtë program ose gjithsej 900 të rinj. Deri më 23 shkurt duhet të përfundojnë të gjitha trajnimet dhe pastaj të rinjtë do të kenë kohë deri më 20 prill për të përgatitur projektet e tyre të cilat sivjet duhet të jenë të drejtim të kujdesit të komunitetit, promovimit të vlerave humane dhe aktiviteteve sociale humanitare.

< kthehu mbrapa