25 Dhjetor, 2018

FJALIMI I VITIT TË RI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, DR. SAIT SAITI

Të nderuar,

Ne jemi në fund të një viti të suksesshëm i mbushur me sfida të mëdha dhe aktivitete të shumta të Organizatës sonë. Së bashku kemi arritur të ruajmë cilësinë dhe reputacionin e organizatës sonë dhe si shumë herë deri tani kemi dalë më të fortë dhe më të pasur me përvoja dhe praktika të reja që i ndajmë në organizatë.

Për ne veçanërisht është e rëndësishme që përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, nëpërmjet sinergjisë dhe bashkëpunimit të strukturave tona në nivel lokal dhe nacional, arritëm të gjejmë zgjidhje të përshtatshme dhe t’i përgjigjemi me sukses detyrave që ishin para nesh, si dhe të merremi me të gjitha rreziqet reputacionale në këtë proces.

Ky vit para së gjithash u shënua nga kujdesi ynë profesional dhe mbështetja për të gjitha grupet e synuara dhe arritëm që një pjesë të energjise ta orientojmë në përmirësimin e kapaciteteve të organizatës sonë, si në fushën e mjeteve materiale dhe teknike ashtu edhe në planin e sigurimit të trajnimeve për burimet njerëzore të  organizatës sonë gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu, gjatë vitit ne kemi punuar me përkushtim në realizimin e aktiviteteve tradicionale dhe në bashkëpunim me partnerët tanë nga sektori i korporatave, institucionet publike dhe sektori civil, ne kemi prekur përdorues të shumtë dhe kemi plotësuar nevojat parësore në komunitetet lokale. Përveç kësaj, ne kemi investuar në ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe grupeve të ndryshme qëllimore mbi rëndësinë e Kryqit të kuq në shtet, në aspekte të ndryshme të fushës së kujdesit social dhe shëndetësor dhe në gatishmërinë dhe veprimin në katastrofa, me qëllim që përmes përpjekjeve tona avokuese të sigurojmë mbështetje dhe njohuri publike që do të ndihmojë në realizimin e një jete më të sigurt dhe më me dinjitet të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë proces kemi gëzuar përkrahjen dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, që është me rëndësi thelbësore për funksionimin e suksesshëm të Kryqit të kuq në shtetin tonë. Këtu janë edhe partnerët tanë dhe ne u jemi veçanërisht mirënjohës, para së gjithash, Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq, BE-së, shoqatave nacionale, ambasadave, organizatave ndërkombëtare, si dhe mbështetjes së qytetarëve që na ndihmuan për t’i realizuar qëllimet e vëna si përgjigje ndaj nevojave parësore të grupeve të synuara për të cilët kemi ofruar shërbimet tona.

Në këtë drejtim, më lejoni të shfrytëzoj rastin të Ju falënderoj për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme në vitin 2018 në procesin e zbatimit të angazhimeve tona të përbashkëta për përmirësimin organizativ dhe ofrimin e shërbimit të vazhdueshëm për përdoruesit e shërbimeve tona.

Në fund dua të Ju uroj festa të lumtura, shendet,shumë suksese dhe rezultate pozitive në vitin 2019. Ne shpresojmë që përpjekjet tona të përbashkëta të sivjetme do të jenë një nxitje për rezultate edhe më të mira në vitin e ri në të gjitha fushat e programit të organizatës sonë. Duam të Ju sigurojmë se si edhe deri tani mund të llogarisni në mbështetjen tonë dhe se së bashku mund të arrijmë larg dhe të bëjmë shumë.

 

Me respekt,

Dr. Sait Saiti
Sekretar i Përgjithshëm

< kthehu mbrapa