Qershor 25, 2019

Forum për dhurimin vullnetar të gjakut

Nga 21-22 qershor në Hotel “Sirius”, Strumicë, u mbajt një Forum për dhurimin vullnetar të gjakut “Gjak i sigurt për të gjithë”, në të cilin morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Doc. Dr. Venko Filipçe, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq Dr. Sait Saiti, Kryetari Prof. Dr. Romel Velev, përfaqësues të ITM-së, një numër i madh i dhuruesve të gjakut, motivuesve dhe përfaqësuesve të OKKK-ve.

Në hapjen e Forumit të pranishmëve iu drejtua Ministri i Shëndetësisë Doc. Dr. Venko Filipçe, i cili theksoi se kemi prekur disa tema – si të avancojmë bashkëpunimin tonë me Kryqin e kuq jo vetëm në sferën e dhurimit të gjakut, por edhe në sferën e ofrimit të ndihmës së parë, shërbimeve të patronazhit dhe shërbimeve në shtëpi.

Gjithashtu të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Romel Velev i cili theksoi bashkëpunimin në vazhdimësi me Ministrinë e Shëndetësisë. Nevojat për gjak janë të përditshme dhe ne me 18 mijë dhuruesit tanë të gjakut i realizojmë 55 mijë njësitë e nevojshme të gjakut në nivel vjetor.

< kthehu mbrapa