Korrik 11, 2019

Fushat për ndihmën e parë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 11 korrik të vitit 2019, në ora 10:30, në hapësirën e hapur pas nënkalimit Aleksandar Pallas (pranë Restorantit “Ballkanika”) mbajti një konferencë për shtyp me qëllim të paralajmërimit të fushatës me moton “Padituria jote kushton jetë”.

Duke pasur parasysh se po vijnë pushimet kur periudha e verës për shkak të kushteve të motit shkakton rritjen e numrit të aksidenteve të trafikut, Kryqi i kuq vendosi të zhvillojë një fushatë me të cilën shoferëve të cilët tanimë kanë një certifikatë të ndihmës së parë do t’u ndihmojë për të rifreskuar njohuritë e tyre.

Konferenca për shtyp filloi me një simulim të drejtpërdrejtë të spotit dhe pastaj Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq Dr. Sait Saiti shpjegoi qëllimet e fushatës verore falas të rifreskimit të njohurive të ndihmës së parë për shoferët ekzistues. Qëllimi është të rifreskohen njohuritë e shoferëve, të rritet ndërgjegjësimi i publikut për nevojën e sigurimit të ndihmës së parë në komunikacion në rast të një aksidenti dhe të ndikohet në vendimmarrësit në shtetin tonë për nevojat e avancimit të cilësisë dhe njohurive të ndihmës së parë në jetën e përditshme me theks të veçantë në shoferët.

Gjithashtu ambasadoret e markës së fushatës, Katarina Ivanovska manekine e njohur dhe Anita Latifi moderatore e njohur, ftuan shoferët për të vizituar kurset falas të rifreskimit për shoferë në 33 Organizata komunale të Kryqit të kuq ku gjithsej do të përfshihen 8.000 shoferë.

Në këtë konferencë për shtyp morën pjesë Kryetari i Kryqit të kuq, Drejtori i IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup, Drejtori i ITM-së, KRSKR-së, MPB-ja, personalitete të njohura, bashkëpunëtorë dhe vullnetarë.

 

“Padituria jote kushton jetë”

 

< kthehu mbrapa