16 Korrik, 2019

Fushata “Padituria jote kushton jetë” për kurse falas për shoferë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë falas do të trajnojë qytetarët për dhënien e ndihmës së parë. Fushata me moton “Padituria jote kushton jetë” dedikuar për shoferët, filloi nga 15 korriku i vitit 2019 dhe pasoi pas analizave të bëra që treguan se në numrin më të madh të rasteve, qytetarët, para së gjithash shoferët, nuk dinë të japin ndihmën e parë në mënyrën e duhur në rast të një aksidenti të trafikut.

Fushata do të zgjasë deri më 15 shtator të vitit 2019, dhe do të mbahen kurse falas për shoferët në 33 organizata komunale të Kryqit të kuq, ku do të përfshihen rreth 8.000 shoferë.

Duke rifreskuar njohuritë mbi dhënien e ndihmës së parë do të parandalohen pasojat më të mëdha shëndetësore, por edhe viktimat në aksidentet e trafikut.

Mos lejo ti dhe të afërmit tuaj të jenë viktimë e paditurisë suaj. Ejani në Kryqin e kuq dhe falas rifreskojini njohuritë për Ndihmën e parë. http://prvapomos.pagedemo.co/

 

< kthehu mbrapa