Shtator 21, 2017

Fushata për ngritjen e ndërgjegjes për nevojat e personave me shikim të dëmtuar Projekti: “Projekt i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në shikim”

Në kuadër të Qendrës së Mbështetjes së Personave me Shikim të Dëmtuar janë punuar projekte KKA-PHV për mirëqenien dhe ndihmën në komunitet. Personat me shikim të dëmtuar janë trajnuar dhe motivuar për të ndihmuar dhe hartuar projekte të vogla për të ndihmuar popullsinë e rrezikuar. Fëmijët me shikim të dëmtuar kaluan nëpër disa punëtori edukative, me ç’rast u aftësuan për t’u bërë anëtarë aktivë dhe humanë të shoqërisë. Një pjesë e problemeve dhe vështirësive të përditshme me të cilat përballen fëmijët me shikim të dëmtuar në ShMFRShD “Dimitar Vllahov” është përballja me qytetarët të cilët në mënyrë jo të përshtatshme i shëtisin kafshët e tyre në oborrin e shkollës. Për këtë qëllim nga 15 deri 21 shtator është realizuar fushata në këtë shkollë për të informuar qytetarët për të mos shëtitur kafshët e tyre në oborrin e shkollës. Në këtë mënyrë janë motivuar personat me shikim të dëmtuar për të paraqitur problemet dhe vështirësitë e tyre me të cilat ata përballen çdo ditë dhe kështu të prekin direkt në popullsinë, duke ngritur ndërgjegjen publike për nevojat e tyre.

< kthehu mbrapa