Maj 15, 2019

Gëzuar ditëlindjen e parë KOPSË!

Më 16 maj të vitit 2019, festojmë pikërisht një vit pas hapjes së dyqanit të veshjeve të dorës së dytë Kopsa. Një vit i tërë kushtuar promovimit të shprehive të shpenzimit të përgjegjshëm dhe donacionit, rritjes së ndërgjegjësimit për blerjen e veshjeve të dorës së dytë, integrimit në punë të njerëzve të rrezikuar përmes një punëtorie për qepje dhe shumë aktivitete të tjera për krijimin e shprehive më të mira.

Gjatë një viti, dyqani KOPSA u vizitua nga gjithsej 5244 vizitorë. Prej tyre, 2181 janë regjistruar si blerës dhe aktualisht janë shitur 6.000 pjesë të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të tjerë të modës. Dyqani regjistroi donacione nga gjithsej 1187 qytetarë. Këtë vit u grumbulluan 30 tonë rroba, të cilat qytetarët i dhuruan në Kopsë, në kontejnerët për rroba të dorës së dytë, magazinën e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe nga 20 kompani, institucione dhe organizata që mbështesin iniciativën. Përmes stacionit për shpërndarjen falas të rrobave është shpërndarë një total prej 11141 copë për 935 persona nga 186 familje dhe në 10 institucione ku janë të vendosur personat në rrezik social.

Të gjitha këto aktivitete gjatë vitit u ndanë në faqet zyrtare të fansave të KOPSËS në Facebook dhe Instagram, ku kemi më shumë se 3603 ndjekës dhe mbështetës.

 

< kthehu mbrapa