Shkurt 15, 2018

Gjithmonë për secilin

Më 14 shkurt, të reshurat e fuqishme të borës kapluan pjesët perëndimore të vendit, dhe më të goditura ishin zonat që mbulohen nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Gostivar me aktivitetet e saja. Para së gjithash ishin këto vendbanime të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe Komunës Vrapçisht ku ndodhi një ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në shumë vendbanime të të dyja komunave, dhe gjithashtu për shkak të reshurave të larta të borës u bllokuan rrugët për në disa fshatra të rajonit të Rekës së Epërme dhe të Ulët dhe për në disa fshatra malore në Komunën Vrapçisht.

Organizata komunale Gostivar me ekipet e saja doli në terren drejt zonave të goditura dhe bëri një analizë të shpejtë ku gjithashtu u vizituan tre fshatra malore në të cilat jetojnë persona të moshuar dhe të pafuqishëm, dhe ndau ndihmë humanitare.

< kthehu mbrapa