Shtator 25, 2018

Informacion lidhur me mbledhjen e përfaqësuesve të partnerëve të projektit regjional “Ndërmarrja e akcionit për përfshirjen e personave të moshuar në shoqëri”

Në kuadër të projektit regjional “Ndërmarrja e akcionit për përfshirje të personave të moshuar në shoqëri”, i financuar nga Unioni Evropian, i përkrahur nga Agjencioni Austriak për zhvillim dhe Kryqi i kuq i Austrisë nga 20-22 shtatori në Kryqin e kuq të Sërbisë, në Beograd u mbajt mbledhje me përfaqësues të partnerëve të këtij projekti. Projekti realizohet për herë të tretë dhe në periudhën e deritanishme janë arritur rezultate shumë të rëndësishme në 5 shtete edhe atë në Maqedoni, Sërbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Në Maqedoni partnerë të këtij projekti janë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata Humanost. Qëllimi i kësaj mbledhje ka qenë të përgaditet një plan veprimi për implementimin e aktiviteteve nga faza e fundit e projektit, i cili mes të tjerash përfshin edhe përgaditjen e praktikave pozitive nga implementimi i mikro projekteve në të gjitha shtetet dhe përgaditja e një konference regjionale në të cilën do të promovohen rezultatet e arritura nga projekti.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesit e të gjitha palëve që janë partnerë i prezentuan rezultatet e arritura nga projekti, si dhe planet për aktivitetet deri në fund të projektit. Poashtu u theksuan edhe ndryshimet në vende si rezultat i implementimit të aktiviteteve në kuadër të projektit në dy vitet e fundit. Poashtu u potencua se është shumë me rëndësi që përmes këtij projekti të përforëcohen rrjetet dhe të punohet në mbajtjen e mëtutjeshme të tyre në cdo vend. Është shumë e rëndësishme që përmes këtyre projekteve të vogla, të cilat kanë domethënie të madhe të përfshihen personat e moshuar, dhe të motivohen shoqatat qytetare të bëhen anëtare të rrjeteve. Çdo partner tregoi për rezultatet e dukshme të implementimit të projektit, përmes të cilit përveç promovimit të efekteve të aktiviteteve projektuese, i’u mundësua edhe vetë personave të moshuar të kyqen dhe të flasin në emër të tyre për çështje të cilat qojnë drejt përmirësimit të kualitetit të jetës së tyre. Lidhur me implementimin e aktiviteteve u shqyrtuan edhe mundësitë financiare për organizimin e aktiviteteve plotësuese deri në përfundimin e projektit.

< kthehu mbrapa