15 Nëntor, 2019

Java e kujdesit të personave të moshuar

Bota moderne është në një proces të tranzicionit demografik, jo vetëm në aspekt të ngadalësimit të rritjes së numrit të popullsisë, por edhe struktura e saj është në një fazë ndryshimi për shkak të uljes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe rritjes së numrit të personave të moshuar. Sikur në vendet tjera edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut numri i popullsisë së vjetër po rritet, dhe pritet që ky trend në të ardhmen të zmadhohet edhe më shumë.

Përveç ndihmës së siguruar nga institucionet kompetente, kujdesi dhe ndihma për të moshuarit është një nga aktivitetet themelore programore të Kryqit të Kuq të RMV-së. Veçanërisht theks i rëndësishëm vihet në zhvillimin e shërbimeve të dorëzimit (ofrimit) të shërbimeve sociale dhe shëndetësore të ndihmës dhe kujdesit për të moshuarit në shtëpi. Gjithashtu përmes zbatimit të aktiviteteve të përshtatshme i kushtohet vëmendje plakjes aktive dhe të shëndetshme të popullsisë. Si anëtar i Rrjetit “InkluzivaM” dhe anëtar i Trupave Qeveritare – Trupit Koordinues të Monitorimit dhe Vlerësimit të Implementimit të Strategjisë Nacionale për Të Moshuarit dhe Këshillit të Sigurisë Sociale, Kryqi i Kuq i RMV-së jep kontribut aktiv në implementimin e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga shteti për përfshirjen sociale të personave të moshuar.

Për të potencuar rëndësinë e nevojës së integrimit në rritje të personave të moshuar, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 18 deri më 24 nëntor me aktivitete të përshtatshme, shënon Javën e Kujdesit të Personave të Moshuar, me moton “Të gjithë ne jemi fëmijët e tyre”. Gjatë kësaj jave përmes organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, do të organizohen këto aktivitete: ngjarje publike me përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektori civil për inkurajimin e aktiviteteve të plakjes aktive dhe të shëndetshme dhe zhvillimi i formave jashtë-institucionale të mbrojtjes së personave të moshuar; vizita personave të moshuar dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre, veçanërisht në mjediset rurale, duke përfshirë vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë; punëtori edukative me tema me interes për të moshuarit; punëtori kreative; aktivitete të rekreacionit, si dhe punëtori tematike të inkurajimit të përfshirjes sociale të personave të moshuar.

< kthehu mbrapa