18 Prill, 2019

Java e Solidaritetit 15-21 prill 2019

Më 15 prill të vitit 2019, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën “Site siti” (“Të gjithë të ngopur”) mbajti konferencë shtypi me rastin e Javës së Solidaritetit nën moton “Kontributi juaj – ndihmë e konsiderueshme” me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes së popullsisë për mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme reciproke për popullsinë e prekur.

Në konferencën për shtyp të pranishmëve iu drejtua Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti dhe Kryetari i Shoqatës “Site siti”, Bllazhe Josifovski.

Dr. Saiti informoi se në kuadër të “Javës së Solidaritetit” po organizohet një Aksion grumbullimi i ndihmës në: ushqim, veshmbathje, mjete të higjienës, si dhe në të holla. Aksioni po zbatohet përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq në Maqedoni. Në këtë aksion qytetarët e interesuar dhe subjektet juridikë mund të dhurojnë përmes thirrjes në numrat e telefonave celularë – donacion prej 100,00 denarë: 070/075/077 143 400 dhe të paguajnë mjete financiare në xhirollogarinë e Fondit të solidaritet të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë: 300000001327966 SHA Banka Komerciale, DB 4030984271620

Në periudhën nga 15 deri më 21 prill është duke u organizuar edhe aksioni humanitar “Nga shtëpia në shtëpi” për të siguruar donacione në para. Në këtë aksion janë angazhuar vullnetarë të organizatave komunale të Kryqit të kuq në Maqedoni që do të vizitojnë 15.000 familje në shtëpitë e tyre, si donatorë dhe mbështetës të mundshëm të aksionit humanitar. Për çdo familje do të jepet nga një flaer me informacion për aksionin dhe një zarf në të cilin qytetarët mund të shënojnë shumën e donacionit të tyre, sipas dëshirës dhe mundësisë së tyre.

Ndihma e mbledhur, si dhe paratë e dhuruara me të cilat do të sigurohet ushqim, do të dedikohet si ndihmë për familjet që përballen me një rrezik të caktuar social.

< kthehu mbrapa