Qershor 18, 2018

“Ji këtu për të tjerët. Dhuro gjak. Ndaj jetë.”

Çdo vit, vendet në mbarë botën festojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut më 14 qershor. Nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme që organizohen në këtë ditë, ne duam të falënderojmë vullnetarët, donatorët e papaguar të gjakut dhe të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e dhuruesve të rregullt të gjakut, me qëllim për të siguruar gjak cilësor dhe produkte të sigurta të gjakut për pacientët në nevojë . Theksi i fushatës së këtij viti është dhurimi i gjakut si një akt solidariteti, përmes të cilit theksohen vlerat themelore njerëzore – si altruizmi, respekti, ndjeshmëria dhe mirësia. Sloganin: “Ji këtu për të tjerët, dhuro gjak, ndaj jetë” e përdorim për t’i inkurajuar njerëzit që të kujdesen për njëri-tjetrin dhe për të gjeneruar lidhjet sociale.

Ngjarjen e shënuar më 14 qershor, Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit e realizoi në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut ( “DHO Dare Xhambaz”), e cila këtë vit shënoi 5 vjetorin e hapjes, e në të janë realizuar një total prej 9,369 njësive gjakut. Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Sekretari i Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit, kryetari i Qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov, i cili i’u drejtua mbështetjes së Qytetit të Shkupit për iniciativën për hapjen e një qendre ditore për dhurimin e gjakut dhe mbështetjes për aktivitetet e lidhura me dhurimin vullnetar të gjakut, si dhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë e Shëndetësisë d-r. Vladimir Milloshevski.

Në kuadër të ngjarjes, u ndanë mirënjohje dhe pllaka të vlerësimit organizatave / institucioneve për kontributin e tyre në promovimin e dhurimit të gjakut në territorin e Shkupit. Pllaka u ndanë Alkaloid SHA Shkup dhe Qytetit të Shkupit ndërsa mirënjohje u ndanë Moto Klub Podfat, Moto Klub Gardian Angels, Zyrës së të Ardhurave Publike të Republikës së Maqedonisë, “Rade Koncar – Kontraktori i Relei”, Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë, Shoqatës së skautistëve të Republikës së Maqedonisë dhe Kompanisë së sigurimeve Sava.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Shilegov gjithashtu vizitoi Qendrën Ditore për të moshuarit, ku zhvilloi bisedime me përfituesit, vullnetarët dhe personat përgjegjës në atë Qendër.

< kthehu mbrapa