Maj 20, 2019

Konferenca Vjetore e Rivendosjes së Lidhjeve Familjare

Në periudhën nga 14 deri 16 maj të vitit 2019 në Katania u mbajt një Konferencë Vjetore për Rivendosjen e Lidhjeve Familjare. Në konferencë morën pjesë më shumë se 150 persona përgjegjës për krijimin e lidhjeve familjare/ shërbimit të kërkimit nga shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe të Rajonit Evropian.

Fjalime hyrëse në Konferencë patën Kryetari i Federatës Ndërkombëtare dhe Kryetar i Kryqit të kuq Italian, Françesko Roka, Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq, Patrik Vial dhe Kryetari i qytetit të Katanisë, Salvatore Poglieze.

Në Konferencën treditore u diskutuan disa çështje që lidhen me punën e shërbimit për rivendosjen e lidhjeve familjare. Një nga çështjet kryesore që u diskutua në Konferencë ishte Strategjia për Themelimin e Lidhjeve Familjare 2018+, respektivisht u paraqit një raport për progresin e arritur në përgatitjen e strategjisë së re. U diskutua gjithashtu çështja e ndërtimit të një qasjeje të integruar ndaj gatishmërisë rajonale në katastrofa që lidhet me krijimin e lidhjeve familjare dhe menaxhimin e katastrofave.

Konferenca diskutoi gjithashtu çështjen e luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre nga pikëpamja e punës së shërbimit për rivendosjen e lidhjeve familjare, në koordinim me KNKK-në. Gjithashtu, delegacioni i KNKK-së nga Dakari paraqiti të dhëna në lidhje me trendët ndër-rajonalë dhe të dhëna statistikore nga vlerësimi i kryer mbi çështjen e migrimit në Evropë.

Konferenca gjithashtu diskutoi çështjet që lidhen me përdorimin e bazës së të dhënave FLEXTRANET, FLA, SFE, shërbimet online të Shërbimit të Kërkimit, icrcfamilylinks.org, TTF, algoritmet RFL etj.

< kthehu mbrapa