18 Mars, 2020

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Birraria Shkup formon ekipe mobile për përkrahjen e kategorive të mjeruara të qytetarëve    

Prej nesër (e mërkurë, 18 mars 2020), Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Birraria Shkup, fillon me realizimin e aktivitetit dedikuar për të siguruar përkrahje logjistike për grupet e mjeruara qëllimore në territorin e qytetit të Shkupit. Në funksion do të vendosen 10 ekipe mobile të cilët do të jenë të locuara në pesë lokacione në qytet, si dhe ekip plotësues për personat e pastrehuar i locuar në Momin Potok.

Ekipet mobile do të funksionojnë gjdo ditë pune, prej orës 08:30 deri në orën 12:30, ndërsa detyra e tyre do të jenë të kryejnë furnizim të patjetërsueshëm të barrnave, prodhimeve ushqimore dhe mjeteve për higjienë personale dhe të njëjtit t’i dorëzojnë deri tek shtëpitë e të moshuarve, personave të moshuar të cilët jetojnë vetë, personat me sëmundje kronike, tek familjet me persona me nevoja të posaçme, prindër të cilët ushqehen vetë dhe kategori tjera të mjeruara të qytetarëve të cilët jetojnë në Shkup.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që t’ju mundësohet përkrahje personave të cilëve iu nevojitet, me çka ata nuk do të kenë nevojë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë të ulet rreziku nga infektimi me virusin KOVID – 19 (virusi korona).

Ekipet mobile do të përbëhen prej dy personave nga ekipi për përgjigje gjatë katastrofave, një anëtarë nga ekipi për logjistikë dhe një person i trajnuar për të dhënë ndihmën elementare mjekësore (paramedik). Shërbimi servisues të cilin do ta sigurojnë ekipet mobile do të jetë pa pagesë, ndërsa qytetarët do të ndajnë mjete financiare vetëm për artikujt apo medikamentet të cilat të cilat do të duhen t’ua blejnë. Shpenzimet për funksionimin e ekipeve mobile do të mbulohen nga Birraria Shkup, qyteti i Shkupit dhe komunat në Shkup.

Për thirrje në ekipet mobile qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë numrat e telefonave në vijim, sipas vendit se ku jeton:

  • Kryqi i Kuq Qendër:                      070/297-166                       02/3115-029
  • Kryqi i KuqKisella Vodë:            070/379-45602/3211-417
  • Kryqi i KuqÇair:                          070/208-38302/2621-924
  • Kryqi i KuqKarposh:                     071/349-23002/3068-806
  • Kryqi i KuqGazi Babë:               071/243-07802/2529-153
  • Ekipë për persona të pastrehur02/3096-227

 

Në mënyrë plotësuese, prej nesër fillojnë të funksionojnë edhe dy SOS linje telefonike të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, nëpërmjet cilëve çdo ditë pune prej orës 9:00 deri në orën 13:00 qytetarët do të mund të marrin përkrahje psiko – sociale për menaxhim më të lehtë me stresin e shkaktuar nga situata aktuale.

Personat e moshuar dhe të pamundur të cilët kanë nevojë për përkrahje psiko – sociale mund të lajmërohet në numrin e telefonit: 075/352-246, ndërsa qytetarët tjerë në numrin e telefonit: 071/379-119.

Këto aktivitete janë të koordinuara dhe të përkrahura nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe nga kryetarë të komunave në Shkup.

< kthehu mbrapa