Dhjetor 18, 2017

Kryqi i kuq, fitues në kategorinë “Sajti më i mirë i organizatave joqeveritare për vitin 2017”

Në praninë e dyqind mysafirëve, shumica kreatorë, pronarë, disenjatorë, autorë të përmbajtjeve të një numri të madh ueb-faqesh të Maqedonisë, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, më 16.12.2017 u ndanë çmimet “Sajti më i mirë për vitin 2017”.

Manifestimi u mbajt për të tetën herë me radhë në organizim të Agjencisë Digjitale të Marketingut “Media Solutions”. “Sajti i vitit” me kalimin e viteve u rrit në një manifestim prestigjioz, që ka për qëllim të theksojë sajtet më të mira të viteve të fundit në disa kategori, dhe të vlerësojë punën e një numri të madh autorësh të rinj dhe të talentuar nga shumë fusha që punojnë në ueb-botimin.

Karakteristikë e kësaj gare është ajo që vizituesit e internetit të Maqedonisë propozojnë dhe votojnë sajtet e tyre të dashura në sajtin e manifestimit. Sivjet votat e tyre i dhanë pothuajse dhjetë mijë vizitues të internetit nga Maqedonia, dhe si sajt më të mirë të organizatave joqeveritare zgjodhën sajtin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë www.ckrm.org.mk

< kthehu mbrapa