Mars 1, 2018

Kryqi i kuq i Maqedonisë nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për aktivitetet e parandalimit të HIV-it

Kryqi i kuq i Maqedonisë sot në lokalet e Ministrisë së Shëndetësisë së bashku me 14 OJQ të tjera që kanë punuar në fushën e Parandalimit të HIV-it tek grupe të ndryshme qëllimore, nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit dhe implementimit të aktiviteteve në kuadër të Programit parandalues për mbrojtjen e popullsisë nga HIV-i për vitin 2018. Ministria e Shëndetësisë e R. së Maqedonisë për herë të parë plotësisht mori përsipër financimin e programeve parandaluese të HIV-it pas ndërprerjes së mbështetjes financiare nga Fondi Global për luftë kundër HIV/SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries në dhjetor të vitit 2017.

Ky hap i Ministrisë së Shëndetësisë është mirënjohje për kontributin aktiv të Sektorit joqeveritar në parandalimin dhe mirëmbajtjen e HIV-it në nivel nacional. Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë edhe më tej si partner i institucioneve qeveritare do të japë kontributin e tij në zbatimin e Parandalimit të HIV-it sidomos tek grupet e rrezikuara të popullsisë.

< kthehu mbrapa