Qershor 11, 2018

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Shkup shpall publikisht

Blerësi: Kryqi i kuq i RM, me seli në Bul. Koco Racin nr. 13, Shkup, tel.02 3114 – 355

 

Ofertuesi: Të drejtë për të dorëzuar ofertë ka çdo person i interesuar fizik ose juridik – ofertues, i cili është i regjistruar për veprimtarinë që lidhet me objektin e kontratës.

 

Përshkrimi i prokurimit: shërbime hotelierike për realizimin e projektit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve që vijnë nga familje të rrezikuara socialisht dhe fëmijëve të cilët përfitojnë nga zbritjet e posaçme për pushimet verore të vitit 2018.

 

Dokumentacioni i prokurimit që përmban përshkrimin e prokurimit, udhëzimet për ofertuesit (specifikimet ose dokumentet speciale), kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës për ofertuesin, mund të merren në Kryqin e kuq të RM nga data 11.06.2018 deri më 14.06.2018, në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 14:00 (në arkivin e Kryqit të kuq të RM).

 

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të veçanta të vulosura (A4, të bardhë) në adresën e mësipërme çdo ditë deri në 15.30 dhe jo më vonë se 18.06.2018 deri në orën 15:30.

 

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë

Komisioni i Prokurimit

< kthehu mbrapa