Shkurt 14, 2019

Kryqi i kuq i RM-së do të japë ndihmë financiare në shumën prej 30.000,00 denarë për familjet e qytetarëve të vdekur

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe një herë ngushëllon thellë familjet e qytetarëve të vdekur dhe të lënduar në ngjarjen tragjike të aksidentit me autobus që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 në autostradën Shkup-Tetovë.

Në këto momente të vështira të humbjes së më të dashurve, në shenjë solidariteti dhe të një gjesti human, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë do të japë ndihmë financiare për familjet e qytetarëve të vdekur në shumën prej 30.000,00 denarë për familje.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, duke realizuar misionin e tij humanitar, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë familjet e të vdekurve dhe të qytetarëve të lënduar. 

< kthehu mbrapa