Shkurt 7, 2018

Kursi për mësimin e alfabetit Braj

Në kuadër të Qendrës për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar, fillojmë me realizimin e një aktiviteti të ri, kursin për mësimin e alfabetit të Brajit. Gjatë kursit, përdoruesit do të njihen me rekuizitat e shkrimit të alfabetit Braj dhe mënyrën e leximit, mësimit të shkronjave të alfabetit. Duke vizituar këtë kurs çdonjëri nga përdoruesit do të njihet mirë me këtë shkrim, d.m.th. çdonjëri prej tyre do të dijë të shkruajë, lexojë dhe të shërbehet me shkrimin Braj. Qendra për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar implementohet në kuadër të “Projektit të USAID-it dhe LCIF-it për fëmijë me pengesa në shikim”, i mbështetur nga USAID-i dhe LCIF.

< kthehu mbrapa