Tetor 9, 2017

Lëviz me gisht dhe zbukuroje hapësirën e lojës

Më 08.10.2017, Kryqi i kuq i RM-së – Organizata komunale Qendër, përmes iniciativës “Lëviz me gisht” organizoi një aksion për ngritjen e ndërgjegjes për ruajtjen e ambientit në të cilin jetojmë. Në kuadër të këtij aksioni, gjatë vikendit, popullsia lokale së bashku me vullnetarët e Kryqit të kuq gëlqerosën murin e terrenit të lojës, vizatuan grafitë edukativë, pastruan hapësirën e terrenit të lojës dhe vendosën stola për t’u ulur dhe shoqëruar për banorët e Tophanës së Vjetër. Përveç kësaj në këtë ngjarje morën pjesë personalitete publike, dixhej Goce Saf dhe Marko Novevski, të cilët motivuan vullnetarët dhe banorët lokalë për t’u angazhuar në këtë aksion.

Në periudhën e ardhshme Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Qendër vazhdon me punën në mëhallën Tophana e Vjetër në Rr. “Samoillova” nëpërmjet programit Zhvillimi i Përbashkët i Komunitetit, përmes së cilit do të përpiqemi për të përmirësuar kushtet në vendbanimin e vjetër të Shkupit.

< kthehu mbrapa