Maj 20, 2019

Ligjërues dhe demonstrues të rinj në familjen e Kryqit të kuq

Në periudhën nga 18 deri më 19 maj, në ambientet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë u mbajt një trajnim i ndihmës së parë për ligjëruesit dhe demonstruesit e programit mësimor për aftësimin e shoferëve të automjeteve për ofrimin e ndihmës së parë për personat e lënduar në një aksident trafiku. Vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e Shoqatës nacionale përmes përmirësimit të njohurive dhe shkathtësive praktike të kësaj shkathtësie të shpëtimit të jetës. U urojmë një mirëseardhje të ngrohtë 13 ligjëruesve dhe 11 demonstruesve të rinj. Suksese!

< kthehu mbrapa