Maj 7, 2018

LOJËRAT SPORTIVE-REKREATIVE TË DHURUESVE TË GJAKUT NË VITIN 2018

Organizuar nga Klubi i dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit në periudhën 04-06 maj të vitit 2018 në Hotelin e MPB-së në Kran-Prespë u mbajtën Lojërat tradicionale sportive-rekreative, të 10-tat me radhë, të dhuruesve të gjakut.

Në Lojërat sportive-rekreative morën pjesë shtatë ekipe me mbi 130 garues, si: Klubi i dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, SHA Rafineria OKTA, SHA Makpetrol, SHA Banka Komerciale, TTP – Shkup, Bargalla – Shtip dhe ARM-ja. Ekipet garuan në këto disiplina për burra dhe gra: vrapim në 50 metra, vrapim në thasë në 25 metra, kërcim në largësi nga vendi, hedhje të gjyles, ping-pong, pikado, shah, gjuajtje treshe në kosh dhe tërheqje ekipore të litarit.

Në vendin e parë në konkurrencën ekipore me 39 pikë të fituara u plasua ekipi i TTP – Shkup, vendin e dytë me 33 pikë të fituara e ndanë ekipet e SHA Makpetrol dhe Bargalla – Shtip, dhe pastaj vijuan ekipet e SHA Banka Komerciale me 23 pikë, ARM-ja me 12 pikë, SHA Rafineria OKTA me 9 pikë dhe Klubi i dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit me 4 pikë. Ekipi fitues i garave mori një trofe, dhe për të gjitha disiplinat për vendin I, II dhe III u dhanë mirënjohje.

Lojërat sportive-rekreative kaluan në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, me ekipe dhe individë garues të përgatitur mirë, me miqësim të ndërsjellë dhe argëtim të shkëlqyer.

< kthehu mbrapa